Tuesday, October 12, 2010

Futbolli

Futbolli është sporti më i popullarizuar në botë. Është lojë me top e cila luhet sipas rregullave të përcaktuara në një fushë përbrenda një stadiumi, nga dy skuadra të cilat kanë nga 11 lojtar.
== Futbolli në Shqipëri ==
Federata Shqiptare e Futbollit organizon këto liga:
1. Superligën, që përbëhet nga 12 skuadra më të mira të vendit
2. Kategoria e Parë me 14 skuadra
3. Kategoria e Dyte Grupi A dhe Grupi B me nga 12 skuadra secila
4. Kategoria e Tretë që nuk zhvillohet gjatë gjithë vitit, por është një kampionat disa ditor që zhvillohet në verë dhe nxjerr dy fitues që kalojnë në Kategorinë e Dytë.

Nënë Tereza

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqë.
Biografia

Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut (Nikollë Bojaxhiu) me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Lindi në Shkup, të Shqipërisë te pushtuar prej Perandorisë osmane, sot Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, më datë 26 gusht 1910. Shkupi i merret Shqipërisë prej Maqedoniëe me 1 Janar 1918 ne baze te traktatit te Versajes. Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm Dom Zef Ramaj. Kola dhe Drania kishin 5 fëmijë, dy u vdiqën në fëmijërinë e hershme. Frikë të madhe kishte nënë Drania mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dhe shëndet dukej e dobët.Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali. Kurse motra quhej Age Bojaxhiu.Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë.Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin "Tereza" e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë. Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj: “Shkup 12. 09. 28 E dashura Teze Lis! Më 26 te ketij muajit po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju shkruaj dy tri rreshta per juve. Lamtumire,e deshiroj qe Zoti t'ju jap gjithcka qe ju deshiron zemra.Dua t'ju fal gjerat me te përzemerta,Gonxhja”.

Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në atdhe, në Shqipëri,qysh para Luftës së Dytë Botërore.Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. "Nënë Tereza e Kalkutës" u quajt kur themeloi urdhërin "Misionaret e Dashurisë" (1951) për t'u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Por Shqipëria nuk heshte. Republika Popullore Socialiste e Shqiperisë nuk i kishte dhënë vizë nobelistes së ardhshme as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për te marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as... për të parë varrin. Madje këtë vizë nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marrë dhenë në të katër anët e botës deri ne fillim të viteve '90. Shqiptarja trupvogel ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Ajo ishte nënë kujdestare e 7 500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960 000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47 000 viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve '80. Deri sa Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.

Instrumentet muzikore

Historia

Deri ne shek 19 pr.l.k, historitë e muzikës së shkruar filluan me figurat mitologjike, se si ishin zbuluar instrumentet muzikore. Disa figura përfshire Jubal, pasardhësi i Koin dhe “Babai i te gjitha veglave muzikore si harpa dhe organoja”, Pan, zbuluesi i panpipe, dhe Mercury, i cili tha që ta bënte lirën e parë me lëkuren e thatë të breshkës.

Historitë moderne kanë zëvendësuar mitologjinë me informacionin e provuar antropologjik. Shkollaret janë dakord se nuk ka pasur “shpikje” definitive te instrumentit muzikor qëkur termi përfundimtar “instrument muzikor” ështe plotësisht subjektiv për ta dhe për zbuluesin. Psh një Homo Habilis duke përplasur duart me trupin e tij bëri një instrument muzikor te paparë më parë.

Midis pasjeve te para jashtë trupit të njeriut janë instrumentet si : 'rattles', 'stampers' dhe llojet e daulleve. Këto instrumente të para evoluuan me zhvillimin psikologjik të njeriut për te shtuar zë dhe lëvizje emocionale sic ishte kërcimi. Përfundimisht disa kultura i shoqëronin ritualet me instrumente muzikore. Këto kultura kishin zhvilluar veglat muzikore me perkusion dhe instrumente të tjera si fyelli, flauti dhe trombi. Disa nga këto instrumente mbajnë emra të ndryshëm në ditët e sotme moderne.

Ne kulturat e hershme daullet bënin rituale në disa vende si : Rusia e lindjes se largët, njerëzit Melanesia dhe shumë kultura të Afrikës lindore.

Gajdja ishte një instrument i Afrikës së vjetër veriore te cilin, Nero, një perandor romak, e importoi në Evropë. Me kalimin e kohës njerëzit e zhvilluan konceptin e instrumenteve muzikore për të prodhuar melodinë. Deri në këtë kohë në evolucionet e instrumenteve muzikore melodia përdorej vetëm në këngë. Një proces te ngjashëm për dyfishimin në gjuhë muzikantetet e parë zhvilluan repertorin dhe më pas e aranzhuan. Një formë e re e melodisë ishte prodhuar duke bashkuar dy tuba me madhësi të ndryshme ku njeri tub e prodhonte zërin “e holle” dhe tjetri i përgjigjej me tingull “te trashe”. Te tille grupe instrumentale duke përfshire edhe daullet e cara, trumbetat me guaske dhe daullet me lëkure. Instrumente muzikore ekzistonin në këtë formë qindra vjet përpara dizajnimit të tre ose më shumë toneve do të evoluonin në formën më të hershme ksilofon. Ksilofonet me origjinë në Afrikën juglindore u përhapen nga Afrika në Amerikë dhe Evrope. Me pas u zhvilluan edhe instrumente sic janë : harpa e tokës, qestra e tokës dhe instrumentet me hark (violina, etj.).

Imazhet e instrumenteve muzikore filluan të shfaqen në Mesopotami në vitet 2800 pr.l.k ose më vonë. Ne vitet 2000 pr.l.k kulturat Sumeriane dhe Babiloniane, gjatë sistemit te zhvillimit,filluan të dallonin dy klasa të instrumenteve muzikore. Instrumentet popullore të thjeshta dhe që luhen nga çdo njeri janë evoluar ndryshe nga instrumentet profesionale, zhvillimi i të cilave është fokusuar në efektivitet dhe në mjeshtëri. Pavarësisht nga ky zhvillim, shumë pak instrumente muzikore janë rigjetur në Mesopotami. Gjithashtu artistet sumeriane dhe babiloniane kryesisht janë shoqëruar me instrumente muzikore gjate ceremonive. Historianet kane mundur te dallojnë gjashte instrumente të lashta si ato me trokitje duarsh, zilet, kambanat dhe me kërcitje.

Njerëzit e Mesopotamise preferonin më shumë instrumentet me tela se sa të tjerat sepse me to evidentonin polifoninë e mesopotamise, figurinat dhe kulturën e saj te lashte. Janë gjetur varietete të panumërueshme të harpave ashtu si dhe lira, lahuta, si paraardhëse te instrumenteve moderne me tela sic është violina. Instrumentet muzikore të përdorura nga kultura Egjiptiane janë të ngjashme me ato te Mesopotamise dhe i ka bërë historianët që të arrijnë në përfundimin se civilizimet e këtyre dy vendeve kanë qenë në kontakt me njëra-tjetrën. Me civilizimin e shoqërisë u futen në përdorim flauti vertikal, klarineta e dyfishte, harpat me hark dhe këndore dhe disa lloje daullesh.

Ne Greqi, Romë dhe Etruria përdorimi dhe zhvillimi i instrumenteve muzikore qëndron në shkallën e kontrastit të zhvillimit të kulturës së këtyre vendeve. Instrumentet e asaj kohë ishin relativisht të thjeshta dhe në të vërtete ishin huazuar nga kulturat e tjera. Lira ishte instrumenti primar, te cilën muzikantet e përdornin për ti thurur këngë zotit. Instrumente te tjera të përdorura në këto vende përfshinin harpat vertikale, të trashëguara nga orienti, lahuta nga Egjiptianet, lloje të ndryshme fyejsh dhe organosh, te cilat u luajtën fillimisht nga gratë.

Flamuri i Shqipërisë

Flamuri i Shqipërisë është flamuri kombëtar shqiptar, një flamur me fushë të kuqe dhe një shqiponjnë dykrenare të zezë në mes.

Flamuri shqiptar e ka prejardhjen nga nga një vulë e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili i udhëhoqi shqiptarët në një kryengritje të përbashkët në shekullin XV kundër perandorisë osmane duke i sjellë trojeve shqiptare pavarësinë për një kohë të shkurtër (1443-1478). Shqiponja ishte pjesë e emblemës së familjes Kastrioti e cila e ka zanafillën në perandorinë bizantine.